Platforma e re për smartwatch midis Samsung dhe Google do të jetë një bashkim i dy sistemeve Tizen dhe Wear OS i cili do të prezantohet në eventin MWC 2021.
Ky event do të transmetohet drejtpërdrejt në internet dhe do të fokusohet në ekosistemin Galaxy, sigurinë në mobile dhe eksperiencën e re në smartwatch.
Në website-in zyrtar të MWC event shpjegohet se Samsung po “ri-imagjinon smartwatches, duke krijuar mundësi të reja për klientët dhe developers”.
Sistemi i ri operativ për smartwatches i prezantuar më parë në Google I/O është një moment i madh për dy kompanitë. Pajisjet e Samsung konsiderohen si më të mirat për sa i përket kategorisë për Android, të cilat deri më tani kanë përdorur sistemin e tyre operativ dhe dyqanin e tyre. Duke bashkëpunuar me Wear OS, smartwatches nga Samsung do të përfitojnë akses në më tepër aplikacione dhe shërbime.
Në këtë mënyrë të dyja kompanitë dalin “të fituara” duke zgjidhur problemet parësore të tyre. Për sa i përket spekteve të tjera të eventit, Galaxy ecosystem dhe mobile security, nuk ka tepër informacione dhe do të na duhet të presim datën 28 qershor.
fax web