Pa alkool, pa përqafime, pa duartrokitje dhe pa autografe! Ata pak spektatorë të pranuar për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios, do të duhet të respektojnë rregullat shumë të rrepta. Një muaj para ceremonisë së hapjes, organizatorët botuan sot rregullat e reja.
Kryetarja e komitetit organizator, Seiko Hashimoto, shpjegoi se festimet “do të duhet të shtypen” për të zvogëluar rrezikun e kontaktit covid dhe më pas shtoi, se do të jetë e nevojshme të jesh “krijues” për të ushqyer një atmosferë feste.
Vetëm dy ditë më parë u hap drita jeshile për praninë e 10.000 spektatorëve gjatë garave, por organizatorët paralajmëruan, se ata nuk do të gjejnë atmosferën e festave që po shihen në “Euro2020”.
“Në Europë, vendet janë plot me festa,”- tha Hashimoto. – Fatkeqësisht ne nuk do të jemi në gjendje të bëjmë të njëjtën gjë”. Spektatorët do të duhet të kalojnë kontrollet e temperaturës dhe përdorimin e maskave, vetëm brenda vendeve të lojërave.
Sapo të hyni brenda, do të jetë e ndaluar të brohorisni, ose “të keni kontakte të drejtpërdrejtë me spektatorët e tjerë”. Eshtë gjithashtu e ndaluar të kërkosh nga atletët autografe, ose “të shprehësh mbështetje verbale”, ashtu si tundja e flamujve, ose “çdo formë duartrokitjeje që mund të krijojë një turmë”.
“Atmosfera festive do të duhet të shtypet, kjo është bërë një sfidë e madhe, – shtoi Hashimoto. – Njerëzit mund të ndiejnë gëzim në zemrat e tyre, por ata nuk mund të jenë të zhurmshëm dhe duhet të shmangin turmat”,- shtoi ajo.
fax web