Xhensila Mytezaj publikoi ditën e djeshme këngën e re, “Prit pak”, të cilën e realizoi në bashkëpunim me Lumi B.
Këngëtarja tërhoqi vëmendje me linjat trupore seksi, si edhe me veshjet që kishte zgjedhur për videoklipin e projektit të ri muzikor.
Gjatë videos, në një moment ajo shfaqet shumë sensuale teksa pozon në një shtrat e më pas edhe para një pasqyre.
Mirëpo, fansat e akuzojnë artisten se ka kopjuar “Rihanna-n” për skenat që ka përzgjedhur.
Kjo sepse, në videoklipin e këngës “Wild Thoughts” të Rihanna-s, këngëtarja me famë botërore shihet po ashtu duke pozuar para pasqyrës e më pas edhe e shtrirë në një shtrat.
“Wild Thoughts” është publikuar në vitin 2017 dhe duket se Xhensila është frymëzuar nga ajo.
icon style