Eshtë kthyer vetë në banesë vajza shqiptare e cila rezultonte e humbur që prej 18 qershorit.
20 vjeçarja Laura N jeton në qytetin Freudenstadt, dhe familjarët denoncuan zhdukjen edhe në mediumin gjerman RTL.
Xhaxhai i Laurës, Malushi tha për mediumin gjerman RTL se ishte i shqetësuar pasi babai i Laurës, vëllau i tij, ishte diagnostikuar me kancer.
Edhe Policia bëri thirje për ndihmë, ndërkohë u mësua se vajza ishte kthyer në banesë shëndosh e mirë. Kishte qenë një dëshmitar që kishte njohur vajzën në Freudenstadt informon policia.
Nuk dihen ende shkaqet e zhdukjes për disa ditë të vajzës.
Hera e fundit që ishte parë kishte qenë në stacionin e trenit në Offenburg. Aty u kishte kërkuar një grupi të rinjsh telefonin për të kërkuar të fliste me familjen pasi telefoni i saj ishte fikur. Nga ajo ditë prindërit nuk ditën asgjë deri të martën kur vajza ishte kthyer në banesë.
ora tv