Një sondazh i kryer në internet nga një kompani që financon blerjen e makinave, Moneybarn, rreth drejtuesve më të pakujdeshëm të makinave në rrugë ka treguar se personat që ngasin një BMW janë në krye të listës.
Rreth 40% e pjesëmarrësve në sondazh treguan se kanë patur një problem të madh me drejtuesit e makinave BMW. Ata u shprehën me fjalët: Drejtuesit e BMW kanë krijuar një reputacion për veten e tyre, prandaj dhe shakaja se BMW nuk kanë sinjalizues nuk ka dalë më kot.”
Për të bërë më bindës këtë rezultat, mjafton të kërkoni në Google: “why are BMW drivers… (përse drejtuesit e BMW janë…)” dhe menjëherë do t’ju shfaqen sugjerimet kryesore si “so hated” (kaq të urryer), “so arrogant” (kaq arrogantë) ose “idiots” (idiotë).
Në këtë sondazh vendin e dytë e zinin drejtuesit e makinave Audi me vetëm 14.1% të votave, ndërsa në vendin e tretë gjendeshin drejtuesit e furgonave të bardhë me 7.9%.
Dërgojani rezultatet e këtij sondazhi shokut tuaj që drejton një BMW për ta ndërgjegjësuar paksa.
geek room