Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Agios Panteleimon, pasi një vajzë 25-vjeçare, edhe shtatzënë, është përdhunuar në grup.
Mediet fqinje shkruajnë se vajza është në muajin e tretë të shtatzënisë. Sipas dëshmisë që ka dhënë në polici, 25-vjeçarja ka treguar se kishte shkuar në Omonia, të martën në mbrëmje, në mënyrë që të rregullonte telefonin e saj celular.
Më pas asaj iu afrua një i ri me origjinë afgane, i cili e kishte marrë me dhunë dhe e çoi një vend të errët, ku edhe e përdhunoi. E tronditur nga ngjarja, 25-vjeçarja doli nga vendi ku e kishte futur shtetasi afgan dhe kërkoi ndihmë nga tre pakistanezë. Ata e bindën atë që t’i ndiqte për ta ndihmuar.
Vajza u dërgua me taksi në një apartament në Agios Panteleimon, ku edhe e përdhunuan në grup. Fqinjët dëgjuan zërat dhe britmat e vajzës dhe dolën në ballkone për të kuptuar se kush po thërriste për ndihmë.
Autorët, nga frika se mos vëreheshin nga fqinjët dhe policia, e lanë të largohej nga banesa e tyre. E tronditur, vajza fatkeqe u kthye në polici ku tregoi banesën ku jetoi momentet e makthit në duart e autorëve të krimit.
Në apartament, sipas informacionit, u gjet materiali gjenetik i 25-vjeçares , të brendshme dhe copa të rrobave të saj. Tre nga katër personat u arrestuan dhe u akuzuan për komplot për të kryer përdhunim, ndërsa bashkëpunëtori i tyre i katërt dhe i akuzuar, me origjinë afgane, është shpallur në kërkim.
fax web