Gaforrja dhe Dashi: Kjo marrëdhënie ka për të filluar me një furi të zjarrtë, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe zjarri do të shuhet. Gaforrja lëndohet lehtë nga agresiviteti dhe gjuha e mprehtë e Dashit. Gaforres i pëlqen siguria dhe jeta familjare,kurse Dashi ka nevojë për liri dhe për të eksploruar botë të reja. Të dyve iu pëlqejnë paratë, por Dashi do ta shpenzojë dhe Gaforrja ta mbajë. Ka mjaft probleme temperamenti në këtë lidhje.
Gaforrja dhe Demi: Që të dy kanë nevojë për siguri dhe qëndrueshmëri. Që të dy bëjnë para dhe së bashku shijojnë jetën famijare në shtëpi. Demit i pëlqen të kujdesen për të dhe Gaforrja është ajo që do ta bëjë këtë. Demi i qëndrueshëm është gjë e mirë për Gaforren e paqëndrueshme. Për atë që ka nevojë njëri-tjetri e plotëson.
Gaforrja dhe Binjakët: Vezullimi i Binjakëve menjëherë e tërheq Gaforren, por natyra emocionale e Gaforres e ka të vështirë të përshtatet te Binjakët lozonjarë dhe natyrës mospërfillëse për dashurinë. Gaforrja posesive përpiqet ta mbajë të rrethuar Binjakët, por Binjakët nuk e durojnë dot këtë, dhe ka shumë gjasa të ndahen.
Gaforrja dhe Gaforrja:Këta kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe kjo për këta do të thotë telashe. E kuptojnë njëri-tjetrin në mënyrë perfekte. Janë që të dy të ndjeshëm, shumë kërkues dhe të varur ndaj njëri-tjetrit. Gaforret janë vazhdimisht të shqetësuar me psikikën emocionale të tyre. Që të dy kanë nevojë për vëmendje, që t’i përkëdhelin, për t’i mbështetur dhe kanë inat tjetrin nëse nuk iu jep mjaftueshëm. Por në anën pozitive në krevat janë shumë sensualë dhe imagjinatat erotike ndizen nga njëri-tjetri. Por kjo nuk mjafton dhe ku shkon më tej.
Gaforrja dhe Luani:Gaforrja duhet të kuptojë dhe të mësohet me natyrën e hapur me tepëricë të Luanit.Sepse Luani i fortë, me zemër të çelur dhe bujar është tamam çfarë është duke kërkur Gaforrja e pasigurtë. Intuita emrekullueshme e Gaforres di se çfarë t’i thotë dhe si të sillet me Luanin pompoz. Admirimi dhe shumë lajka janë ato që nevojiten të mbajnë Luanin të kënaqur. Luani është dominues në dhomën e gjumit dhe shum[ më i drejtpërdrejtë seksualisht nga çka nevojë Gaforrja. Por qëndrimi pozitiv i Luanit është një antidodë shumë e mirë për ndyshimet e humorit të Gaforres.
Gaforrja dhe Virgjëresha: Reagimet e Gaforres janë emocionale, ndërsa Virgjëresha është më analitik, por nuk ka problem sepse personalitetet e tyre përputhen dhe shkrihen bashkë. Gaforrja ndoshta duhet ta përgatisë dhe ta ngrohë pak Virgjëreshën sepse ka zjarr poshtë akullit. Kjo mund të jetë një marrëdhënie e sigurtë, e rehatshme dhe e dashur. Lufta e Gaforres për siguri financiare është gjë e mirë për Virgjëreshën të cilës i pëlqejnë synimet e paracaktuara. Gaforrja i kupton gërnjat e Virgjëreshes dhe Virgjëresha fikse e ndihmon Gaforren të jetë e balancuar. Vartësia e Gaforres i bën qefin nevojës që ka Virgjëresha për të mbrojtur, dhe që të dy shqëtesohen si e si të kënaqin njëri-tjetrin. Pikë fare.
Gaforrja dhe Peshorja:Ky çift funksionon në nivele krejt të ndryshme. Gaforrja do që dashuria të jetë e jashtëzakonshme, Peshorja kërkon komunikim intelektual. Peshorja nuk e toleron ndryshimet e humorit të Gaforres, dhe Gaforrja bëhet jo e sigurtë për pavarësinë e Peshores dhe emocionet e cekëta. Gaforrja është shumë tekanjoze dhe posesive për Peshoren. E kanë të veshtirë për të vendosur një raport seksual, dhe kjo ia plas shpirtin Gaforres. Që të dy duan një shtëpi të bukur por Peshorja ka nevojë edhe për festa, njerëz dhe kënaqësi të jashtme. Kur Gaforrja bëhet kritike, veçanërisht për ekstravagancën e Peshores, Peshorja fillon të shikojë gjetiu.
Gaforrja dhe Akrepi:Sensualiteti i Gaforres ndizet nga pasionet dinamikë të Akrepit, dhe meqë Gaforrja është besnike xhelozia e Akrepit nuk provokohet. Posesiviteti i Gaforres e bën Akrepin të ndihet i sigurtë. Gaforrja admiron fuqinë e Akrepit dhe Akrepi ndihet ndihet i sigurtë nga angazhimi emocional i Gaforres. Që të dy janë shumë intuitivë, dhe e kuptojnë se çfarë i pëlqen tjetrit. Bashkë mund të ndërtojnë një strehë të lumtur ku kanë për tu ndjerë të sigurtë dhe të dashur. Kjo marrëdhënie ka shumë intimitet, intensitet dhe thellësi, dhe me kalimin e kohës çdo gjë sa vjen dhe bëhet akoma më e mirë.
Gaforrja dhe Shigjetari:Shigjetarit i pëlqen të dalë dhe të shëtisë, ka për të hapur prespektiva të reja intelektuale për Gaforren që ka imagjinatë, por për fat të keq Shigjetari nuk i jep Gaforres sigurinë në dashuri që ajo gjithmonë ka nevojë. Gaforrja xheloze, ndizet dhe e tërhet kokëkrisja dhe pabesia e shiqgjetarit. Shigjetari mërzitet nga vartësia e Gaforres. Shigjetari do të bredhë, ndërsa Gaforrja do të rrijë në shtëpi. Angazhimi i Gaforres dhe të qënit vazhdimisht bashkë e bën Shigjetarin të dëshpëruar dhe të largohet. Për më tepër sinqeriteti i tepëruar dhe i mprehtë i Shigjetarit lëndon vazhdimisht Gaforren e ndjeshme. Më mirë shokë se të dashur.
Gaforrja dhe Bricjapi:Fillimisht ka një tërheqje seksuale midis këtyre të dy sepse janë shënja të kundërta në zodiak.Nëse gjejnë zgjidhje në ndryshimet që kanë në temperament, mund të jenë një çift i mirë. Por Bricjapi që i pëlqen karriera ka shumë interesa të tjera që t’i japë Gaforres vemendjen që ka nevojë. Gaforrja është e turpshme dhe e ndjeshme, ka nevojë për dashuri, ndërsa Bricjapi është i ashpër i përbajtur dhe dominues. Gaforrja e merr përmbatjen e Bricjapit si refuzim dhe fillon nag tekat dhe kritikat. Gjithsesi ndryshimet që kanë mund të jenë pozitive për një marrëdhënie të lumtur dhe afat gjatë.
Gaforrja dhe Ujori:Gaforrja është e ngrohtë që reagon pozitivisht por karshi vetëpërmbajtjes së Ujorit, ftohet. Si rrjedhojë Gaforrja fillon dhe e bezdis Ujorin duke e bërë të ndihet i rrethuar. Ujori është i paparashikueshëm, i padurueshëm me Gaforren e matur dhe që heziton. Dhe Gaforrja e ndjeshme ofendohet lehtë nga humori thumbues i Ujorit. Gaforrja nuk e kupton mënjanimin dhe pavarësinë e Ujorit. Gaforrja ka nevojë të jetë pranë dhe të ndihet e sigurtë. Ujori është ujk i vetmuar. Seksi mund të jetë në rregull por përveç kësaj nuk kanë gjë tjetër.
Gaforrja dhe Peshqit:Kjo është një lidhje e dashur sensitive dhe që kanë për të përkrahur egon e njëri-tjetrit. Peshqit janë plot imagjinatë dhe ëndërrimtar, ndërsa Gaforrja është punëtor dhe ëndërrimare, bashkë mund t’i bëjnë ëndrrat realitet. Peshqit i japin Gaforres romancë në jetën e tyre, dhe Gaforrja jep mbrojte dhe siguri që Peshqit kanë nevojë. Që të dy janë emocionalë dhe shumë të devotshëm, të ndjeshëm edhe kur tjetri nuk është në humor të mirë. Akoma dhe seksualisht është një kombinim shumë i mirë. Gaforrja ka për të marrë iniciativën por Peshqit janë të gatshëm për të pasuar. Një lidhje shumë harmonike.