Një ditë pasi u publikuan fotot, ku ministri i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock, shfaqej duke shkëmbyer puthje të zjarrta me asistenten e tij, Gene Cangelo, mediat, kanë publikuar dhe videon e kësaj skene.
Në videon e publikuar, ministri, shihet teksa kontrollon te korridori, për të parë nëse vërdallë kishte ndonjë person.
Pasi sigurohet që nuk kishte njeri, ai mbyll derën e zyrës duke u mbështetur në të që të mos hapej aksidentalisht dhe nis të përqafojë e puthë sekretaren.
Hancock, është shprehur i penduar ditën e djeshme që ka shkelur masat anti-COVID, por nuk shprehu asnjë pendesë për gruan e tij, Martan, me të cilën është martuar prej 15 vitesh dhe kanë tre fëmijë.
Vlen të përmendet, se 42-vjeçari dhe sekretarja e tij Cangelo, njiheshin që në vitet e universitetit. Ata kanë studiuar për të njëjtën degë dhe kanë ruajtur miqësi të mirë që asokohe.
Cangelo, njihej në Britani si një grua shumë e pasur, pasi paralelisht punës si sekretare ajo ishte dhe drejtoresha e një kompanie mode, e cila ishte në pronësi të bashkëshortit të saj.
fax