Kryeministri Edi Rama e ka fshirë postimin e tij ku na uronte mirëmëngjesin me një foto nga Velipoja, ku mbrëmjen e djeshme u vranë 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë, pas përplasjes me armë.
Duket se stafi i Ramës ka refelektuar në sajë të qindra komenteve të qytetarëve, por pavarësisgt të fshirjes së postimin një ndjesë duket larg që të kërkohet nga ana e tyre.
Rama ka zgjedhur që të heshtë sa herë që krimi godet në të gjithë vendin, e madje do të mbahet mend gjatë shprehja e tij e famshme ”kokat ngrënçin”, që duket se i hapi rrugë përplasjeve kriminale në të gjithë vendin.
Kryeministri zgjodhi po ashtu të heshtë pas aksidentit që i mori jetën katër anëtarëve të familjes Gushi në afërsi të Vlorës, kur një mjet audi luksoz i goditi nga pas, me shpejtësi tejet të madhe. Ndërkohë padyshim postimet e kryeministrit vijojnë me ‘arritjet imagjinare’ në shumë sektorë të jetës së vendit.
fax