20 vjeçari Myzerim Zeneli është një prej viktimave të përplasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku si pasojë e konfliktit mes dy familjeve, humbën jetën 4 persona, dhe u plagosën dy të tjerë.
20 vjeçari Zeneli, mësohet se dje e ka pasur ditën e tij të parë të punës në lokalin e familjes Gjocaj, ku anëtarët e familjes Ferracaku shkuan për sqarim, dhe më pas u përfshinë në konflikt armësh.
Ai ka qenë aty në momentin kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë ndërkohë që si pasojë e plagëve nuk ka mundur të mbijetojë.
Nga ngjarja mbetën të vrarë dhe Kujtim Ferracaku, si dhe vëllezërit Edmond dhe Xhovani Gocaj, ndërsa u plagosën Hasan Ferraxaku dhe Elmilind Dyli.