Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, nuk di të ndalet me sukseset dhe së fundmi ka “rrëmbyer” një çmim të madh. Ajo ia ka dalë të jetë fituesja e çmimit të muzikës vokale për vitin 2021. Këtë lajm të bukur e ka dhënë vetë sopranoja përmes një postimi në rrjetet sociale teksa ka falenderuar të gjithë ata persona të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj.
“Koha per te ndare disa foto nga cmimi dhe koncerti gala. Flm ICMA per nderin dhe flm “Opera Rara” per punen e mrekullueshme te ekipit. Dua gjithashtu te falenderoj Lichtenstein oer mikpritjen dhe dhe disenjueset e fustaneve te mia Enada At’Nikolla Mirela Nurce dhe B&B Couture. Nje veper arti ka shpesh shume autore megjithese mban emrin e nje personi te vetem . Flm per mbeshtetjen…”, shkruan ajo.
Kujtojmë se Ermonela u largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skenë, përkrah artistëve të huaj.
Pas përfundimit të studimeve për këndim dhe piano, ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme, të tilla si: Giacomo Puçini në Milano Itali më 1997, Spontini International Ancona, Itali më 1998, në Rovereto Zandonai, Itali më 1999, këngëtarja më e mirë e Festivalin Wexford më 2000.
ICON STYLE