Me prezantimin e iPhone 12 dhe karikueses MagSafe gjatë vitit të kaluar, Apple u detyrua të paralajmëronte përdoruesit se duhet t’i mbanin këto produkte në një “distancë të sigurt” nga pajisjet mjekësore. Gjithashtu të gjithë personat me pacemaker (stimulues kardiak) duhet ta respektojnë këtë distancë për të shmangur interferenca që mund të rrezikojnë jetën.
Me shumë mundësi nëse ju keni përdorur një pajisje mjekësore e dini se duhet të qëndroni larg nga magnetët. Tashmë, pothuajse të gjithë produktet e Apple, ku mund të përmendim iPhone, AirPods, Apple Watch, iPad, HomePod dhe Mac kanë magnetë ose komponentë që emëtojnë fushë elektromagnetike që interferojnë në këto pajisje.
Apple thotë se distanca e duhur që duhet ruajtur midis produkteve të saj dhe pajisjeve mjekësore duhet të jetë të paktën 15 centimetra dhe më tepër se 30 centimetra gjatë karikimit wireless. Shpesh herë kjo distancë nuk mund të ruhet pasi pajisjet si AirPods ose Apple Watch përdoren gjatë kohës që janë vendosur në trup. Nuk është ende e qartë nëse Apple do të ndërmarrë ndonjë hap të veçantë për të parandaluar problemin në pajisjet e ardhshme.
geek room