Home AKTUALITET Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejen për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, ja...

Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejen për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, ja si do duket ai!

20

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës ndau me qytetarët lajmin se Këshilli Kombëtar i Territorit (KTT), ka miratuar lejen e ndërtimit për Teatrin e ri Kombëtar.

Me kapacitet shumë herë më të madh se Teatri i mëparshëm, Veliaj ka dhënë disa detaje të tjera në statusin më poshtë:

“KKT AlbGov sapo miratoi lejen per Teatrin e Ri Kombetar. City Of Tirana nga BIG stertweets Bjarke Ingels. BLACK BOX i vogel 150 vende. BLACK BOX i madh 350 vende. AUDITORIUM ne tarace 500 vende. AUDITORIUM 635 vende. Dy kate parkim, 0 kulla ne territor. Ecim para!”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës në rrjetin social “Twitter”.

Qeveria i ka kaluar një fond prej 900 milionë lekë (rreth 7,3 milionë euro) Bashkisë Tiranë për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar. Ky kalim është pjesë e ndryshimeve në buxhetin e vitit 2021 të miratuara ga qeveria me akt normativ të miratuar më 22 qershor.

Në maj 2020, në një intervistë për Euronews, Veliaj u shpreh se vlera e teatrit të ri Kombëtar të arrijë në 30 milionë euro, shumë e cila do të sigurohet me kredi.  Ai u shpreh se kredia do të merrej nga banka tregtare dhe informoi se ishin ofruar 17 banka dhe do të zgjidhej njëra prej të cilëve do të kërkojë nisjen e pagesës në vitin 2025”.