Home SPORT Çekia eliminon Holandën nga Euro 2020, në çerekfinale takohet me Danimarkën

Çekia eliminon Holandën nga Euro 2020, në çerekfinale takohet me Danimarkën

14

Republika Çeke ka eliminuar Holandën nga 1/8 e finales, duke kaluar kështu në çerekfinale të Euro l

Pas vetëm tetë minutash lojë, Tulipanët rrezikuan me anë të Matthijs de Ligt që gjuajti me kokë, mirëpo goditja e tij përfundoi mbi portë.

Holanda vazhdoi më pas me tjera raste, mirëpo u mungoi efikasiteti, derisa mbrojta e çekëve ishte tejet e ngjeshur.Një tjetër rast serioz ishte ai në minutën e 38-të, kur Antonin Barak lëshoi një shans të artë shënimi.

Goditja e tij me kokë ishte e pasaktë, duke e dërguar topin mbi traversë, e që ky ishte rasti i dytë më i rrezikshëm në këtë pjesë të parë, pas atij të De Ligt.

Pjesa e dytë filloi mjaftë furishëm me një karton të kuq dhe dy gola të shënuara nga çekët.

Ishte minuta e 55-të, kur Holanda mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi De Ligt luajti me dorë dhe u përjashtua me karton të kuq.

Çekët përfituan nga epërsia numerike, duke kaluar në epërsi me anë të Tomas Holes (68’), që u asistua nga Tomas Kalas.

Në minutën e 80-të, çekët shënuan edhe golin e dytë, tani me anë të Patrik Schick, me Holes që ishte tani në rolin e asistuesit.

Kështu, Çekia kaloi në çerekfinale të Kampionatit Evropian, derisa aty do të takohet me Danimarkën që eliminoi Uellsin me rezultat 4-0.