Robert dhe Patris Berisha disa muaj më parë humbën njeriun më të shtrenjtë, nënën e tyre, Teutën. Lajmin e trishtë e dhanë vetë ata përmes disa postimeve në rrjete sociale.
“Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, shkroi Roberti përkrah një fotografie me nënën e tij.
Madje, ai bëri edhe një pauzë sezonale në emisionin e tij dhe u rikthye më 21 shkurt.
Së fundmi artisti ka prekur me një postim në rrjetet sociale. Berisha ka publikuar një pjesë të interpretimit të Sabri Fejzullahut në emisionin e tij ‘’Robi plaket kur don vet’’, të këngës ‘’Pse sthashë të du’’.
‘’Pse s’te thash të du sa ishte ktu’’ është një pjesë nga kënga nëpërmjet së cilës Roberti jep një mesazh për të gjithë ata që kanë fatin të kenë akoma prindërit.
‘’Mos e leni mu bo vonë shpreheni dashninë, tregoni sa i doni’’, ka shkruar këngëtari krahas videos.
Kujtojmë se nëna e këngëtarit të njohur luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë. Madje, që para se të lindte vajza e tij, Renee, e ëma i ishte nënshtruar kimioterapisë ndërsa këngëtari lutej që gjithçka të shkonte mirë dhe ai ta kishte për shumë vite pranë mamanë e tij.
icone style