Katër persona janë vënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Kurse, penalisht janë proceduar dy administratorë subjketesh që kishin zënë hapësirën publike.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë proceduan penalisht në gjendje të lirë M. G., 60 vjeçe dhe B. T., 59 vjeç, pasi kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa leje.
Kurse, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë D. D., 24 vjeç dhe R. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit që i bënë forcat “Shqiponja” në banesë, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 peshore elektronike.
Në flagrancë u arrestua V. Xh., 53 vjeç, pasi ka vjedhur 4 aparate celular.
Ndërsa, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan A. Ll., 31 vjeç, pasi u përfshi në një aksident pasi po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Për pasojë pati vetëm dëme materiale. s.b/abcnews.al/