Alla: Detyrimi nuk fshihet edhe pasi hiqni mjetin nga përdorimi
Prej dy muajsh tashmë vijon procesi i kolaudimit të automjeteve bazuar në rregullat e reja. Për të shmangur problemet me rradhët rezervimi për kontrollin e mjetit tashmë bëhet përmes portalit E-albania. Edhe në Elbasan ky proces po vijon normalisht.
Rreth 8000 automjete në qarkun e Elbasanit rezultojnë debitorë sa i takon pagesës së taksave për automjetet. Sipas kryetarit të financës në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit rrugor debitorët nuk janë vetëm qytetarët por gjithashtu edhe administrata.
“Oltion Alla” për “Egnatia News” konfirmon se policia e shtetit është në dijeni të mjeteve që lëvizin të parregullt në rrugë dhe në rast konstatimi do të aplikohet masa ndëshkuese gjobë.
Ndër të tjera Alla shton se edhe kur automjeti përfshihet në aksident apo ju vendosni të mos e përdorni ju duhet patjetër të drejtoheni pranë drejtorisë së transportit rrugor në mënyrë që të mbyllni detyrimet në sistem pasi në të kundërt ato do të vijojnë të rriten.