Disa orë pas vrasjes së Presidentit të Haitit, Jovenel Moise, mediat vendase kanë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë të rezidencës së kreut të shtetit.
Nga pamjet e publikuara duken disa persona të armatosutr të cilët kanë hyrë në rezidencë dhe kanë vrarë Presidentin.
Kryeministri i përkohshëm i vendit Claude Joseph tha se sulmi ndodhi rreth orës 01:00 me orën lokale dhe se e plagosur mbeti dhe Zonja e Parë.
Jovenel Moïse, 53 vjeç, ishte në pushtet që nga Shkurti 2017, pasi paraardhësi i tij në zyrë, Michel Martelly u largua nga posti.
Presidenca e Moise ishte e vështirë pasi ai u përball me akuza për korrupsion dhe u sfidua nga valët e protestave shpesh të dhunshme anti-qeveritare.