Aktori, producenti dhe filantropi i famshëm indian Dilip Kumar u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 98-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur miku i familjes, Faisal Fatooqui, i cili me anë të një postimi në Twitter shkruante:
“Me zemër të rëndë dhe pikëllim të thellë, njoftoj se i dashuri ynë Dilip Saaba vdiq disa minuta më parë”.
Mjeku Jalil Parker konfirmoi lajmin për vdekjen e aktorit, i cili ishte një nga fytyrat më të njohura të kinemasë indiane Bollywood. Kumar u shtrua në spital në Mumbai javën e kaluar.
Kumar u lind dhe u rrit në Peshawar, ndërsa në vitin 1947 u transferua në Mombai, ku gjithashtu fitoi famë në aktrim.
Ai ka fituar çmime dhe mirënjohje të shumta gjatë karrierës së tij 50-vjeçare dhe yjet më të mëdhenj të Bollywood-it po shprehin pikëllimin për vdekjen e tij.
“Dilip Kumar ishte më i madhi dhe ai është unik”, shkroi regjisori indian Hansal Mehta në Twitter.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi tha se ”Kumar do të mbahet mend si një ikonë dhe legjendë e kinemasë dhe se vdekja e tij paraqet një humbje të madhe për botën tonë të kulturës”.
fax