Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në gjithë botën ka shkuar në mbi 4 milionë.
Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 621.335 viktima.
Pas SHBA-së radhiten Brazili me 525.229 vdekje, India me 403.310, Meksika 233.689, Peruja 193.389, Rusia 138.579, Britania 128.231, Italia 127.680, Franca me 111.197 dhe Kolumbia me 109.466 të vdekur nga COVID-19.
Ndërkaq, në Turqi, deri më tani janë regjistruar afro 50 mijë viktima.
Në mbarë botën janë infektuar rreth 185 milionë njerëz që nga shfaqja e virusit në dhjetor të vitit 2019 në Kinë, ndërsa prej tyre, mbi 169 milionë e kanë fituar betejën me këtë sëmundje.
Aktualisht, në botë gjenden rreth 11,6 milionë raste aktive.