“Panorama” zbardh përgjimet që implikojnë ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe në ndërhyrjen për tenderin prej 24 milionë lekësh të rinj për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethem dhe Bitaj të Njësisë Administrative Kolonjë.

Ishte kompania “Euro Alb SHPK”, me pronar Bujar Muratin që u shpall fituese e tenderit në fjalë. Sipas SPAK, në krye të skemës së abuzimit ishte Flamur Peqini, drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive Publike.

Përveç pronarit të kompanisë “Euro Alb SHPK”, Bujar Murati, në pranga përfundoi edhe biznesmeni Ibrahim Lami, administrator i kompanisë “Loti shpk”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim.

Sipas përgjimeve që zbardh “Panorama.al”, drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive Publike, Flamur Peqini, pasi ka komunikuar me administratorin e firmës që u skualifikua nga gara për tenderin, ka vënë në dijeni për ankimimin shtetasin Ibrahim Lami, dhe nga përmbajtja e bisedës përftohet e dhëna që “Flamuri i thote qe ja rrezuan atij, ja bera gati ja kopsita të gjithën dhe neser do ja nisi me poste”.

Nga përgjimet rezulton se kryebashkiaku Fatos Tushe ka njohje me Ibrahim Lamin, administrator i kompanisë “Loti shpk”.

“Kuptohet miqësia midis të dyve, madje Fatosi i thotë a nuk i the ndonjë fjalë Gazit, se kështu Fatosi ka një mik të vetin qe don me e çu atje…. ja thashe un… ore pa merak fare tha ai….”, thuhet në dosje.

PJESE NGA DOSJA E SPAK

Nga procesverbalet e transkriptimit të përgjimeve telefonike sipas organi procedues ka rezultuar se: Në muajin Shtator 2020, shtetasi Flamur Peqini ka komunikime me një person me emrin Beni, me numrin 0696704781 (i identifikuar nga organi procedues si shtetasi Arben Avduli administratori Firmes Avdyli Shpk pra nje nga Operatoret Ekonomike që ka marrë pjese ne prokurimin publik te siperpermendur), dhe nga komunikimi përftohen të dhëna që ky shtetas, Arben Avdyli ka ankimuar procesin e skualifikimit të firmës së tij nga ky tender duke pretenduar se operatori fitues nuk i ka kapacitetet e duhura, as automjetet, as karpentieret, dhe prape është kualifikuar.

Nderkohe që Flamuri merr dijeni për këtë, i thotë atij që të vazhdojë me procedurën, pasi aty ka pas nje komision qe e ka bere vlerësimin dhe së bashkë ata do të mbeten miq

Pas këtij komunikimi me interes për hetimin janë vlerësuar komunikimet e zhvilluara me datë 24.09.2020 në ora 08.12, midis të dyshuarit Flamur Peqini (përdorues i numrit 692624020) me përdoruesin e numrit të telefonit 0692034724. i identifikuar si Ibrahim Lami, dhe nga përmbajtja e bisedës përftohet e dhëna që Flamuri e ka vënë në dijeni Ibrahimin në lidhje me ankimin që ka bërë operatori Avdyli shpk, dhe se tanimë i kanë bërë gati përgjigjen dhe do ja nisin me postë.

Ndër të tjera Flamuri i thote qe ja rrezuan atij, ja bera gati ja kopsita të gjithën dhe neser do ja nisi me poste”

Ndërkohë Ibrahimi shprehet se “ishalla nuk e çon me andej ai” ndër të tjera Ibrahimi i thote me shefin jam une per kafe.

Në datë 24.09.2020 është shqyrtuar ankesa e OE Avdyli nga anëtarët e KSHA pranë NPP Lushnjë, dhe është rrëzuar ankimi i tij.

Sërish më datë 28.09.2020 ora 12:26, midis të dyshuarve Flamur dhe Ibrahim zhvillohet nje bisedë telefonike nga e cila përftohet e dhëna se Flamuri raporton tek Ibrahimi se “i kanë kthyer përgjigje që të premten atij, se ai ka te drejte ta ankimoje tek APP, dhe se nuk e di se ca do beje me at”.

Nga ana tjetër Ibrahimi shprehet se nuk e le me kaq as B…, se dikusht tjetër aty lart ka folur”.

Në vijim të përgjimit sipas bisedës së datës 24.09.2020 10:33:42 AM zhvilluar midis Fatos Tushes (përdorues i numrit 682063730) dhe Ibrahimit (përdorues i numrit 692034724), përftohet e dhëna që ata njihen dhe kanë miqësi me njëri-tjetrin, se Ibrahimi ka pire nje kafe me B…, se ai i ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin, dhe se me pas Ibrahimi e ka përcjella atë për në parlament”.