Dashi

Personat e kësaj shenje duan gjithmonë të eksplorojnë gjëra të reja. Ata janë gjithmonë energjikë dhe gjithmonë të gatshëm për të bërë lojëra të ndryshme. Nëse një Dash planifikon pushimet, sigurohet që vendi i zgjedhur të ofrojë larmishmëri aktivitetesh pasi pushimet e qeta e bezdisin atë.

Demi

Këta persona kërkojnë pushime në të cilat mund të provojnë gjëra të mira dhe luksoze. Aktivitetet e tyre gjatë pushimeve përfshijnë blerje në dyqane të njohura, darka në restorante luksoze dhe trajtime relaksuese.

Binjakët

Binjakët pëlqejnë të udhëtojnë në çdo vend të mundshëm. Muzetë, parqet dhe kulturat e ndryshme i tërheqin më së shumti ata. Këta persona nuk lodhen asnjëherë dhe duan të njohin çdo cep të vendit ku do të pushojnë.

Gaforrja

Zakonisht nuk do të gjeni një person të kësaj shenje në grupime të mëdha turistësh, pasi preferojnë të kenë një grup të caktuar dhe të jenë të rezervuar në aktivitetet e tyre. Gaforret kanë aftësinë të gjejnë gjithmonë vendin më pak të njohur, por njëkohësisht shumë të veçantë për të kaluar pushimet e tyre.

Luani

Ashtu si çdo gjë tjetër që mund të bëjnë personat e kësaj shenje edhe pushimet për ta duhet të jenë perfekte. Nuk ka rëndësi nëse ata zgjedhin të vizitojnë muze apo të bëhen pjesë e një feste të çmendur në clubet më të mëdha, Luanët duan patjetër të kenë një organizim të detajuar përpara se të bëjnë zgjedhjen finale.

Virgjëresha

Personat e kësaj shenje duan t’i shfrytëzojnë edhe pushimet për të zgjeruar njohuritë e tyre. Ata janë të gatshëm të largohen nga grupi me të cilin po kalojnë pushimet, vetëm për të mbaruar së lexuari librin e tyre.

Peshorja

Personat e kësaj shenje parapëlqejnë t’i lenë mundësitë e tyre të rrjedhin natyrshëm. Ata zakonisht nuk bëjnë një plan konkret, por thjesht nisen papritur për diku. Më pas, pushimet e tyre kthehen në një aventurë të vërtetë dhe përfshijnë lëvizje të shpeshta nëpër vende të ndryshme.

Akrepi

Këta persona vlerësojnë ushqimin e mirë dhe preferojnë vendet të cilat janë “In”. Nëse një akrep shikon diku klasifikimin e vendeve më trendi për të kaluar pushimet, me siguri do të zgjedhë direkt të shkojë në vendin e parë të kësaj liste. Ata pëlqejnë shumë diellin dhe nuk harxhojnë asnjë moment nga pushimet e tyre duke ndenjur brenda në shtëpi apo hotel.

Shigjetari

Për personat e kësaj shenje në fakt ka më shumë rëndësi pjesa e udhëtimit sesa vetë destinacioni. Shigjetarët pëlqejnë të jenë në lëvizje gjatë gjithë kohës dhe gjëja që i kënaq më shumë është të udhëtojnë. Pushimet e tyre janë më tepër rrugë sesa një vend konkret.

Bricjapi

Bricjapi kërkon gjithmonë balancë. Edhe pushimet i do të jenë diçka e ndërmjetme midis aktiviteteve dhe relaksit. Në pushimet e një Bricjapi përfshihen në mënyrë të barabartë aktiviteti fizik dhe qetësimi mendor.

Ujori

Ujorët e pavarur duan një aventurë unike dhe jo vendet tipike që frekuentohen nga turistët. Në listën e zgjedhjeve të tyre, vendin e parë e mban një vend me det dhe i rrethuar nga male të cilat mund t’i eksplorojnë. Personat e kësaj shenje nuk janë në kërkim të gjërave luksoze dhe pushimet më të bukura për ta do të ishin pushimet e kaluara duke bërë kamping në vende të ndryshme.

Peshqit

Peshqit kërkojnë një vend të bukur dhe shumë të qetë. Normalisht një vend me ujë afër, pasi çdo gjë për ta bëhet më e bukur nëse ndodhen pranë ujit. Gjithsesi, ata do të zgjedhin gjithmonë plazhet më të qeta dhe vendet më komode, larg rrëmujës dhe zhurmës së njerëzve.

FAX