Nick Cannon, reperi i njohur amerikan, u bë baba për herë të shtatë para pak ditësh. Ai u bekua me ardhjen në jetë të një djali. Ndërkohë, javë më parë ai u bë baba i dy binjakëve, të cilët i pagëzuan me emrat Zion Mixolydian Cannon dhe Zilion Heir Cannon.
Duke qenë se fëmijët kanë ardhur në jetë në një periudhë kohore të shkurtër nga njëri-tjetri, njerëzit kanë nisur ta pyesin pse ka kaq shumë fëmijë. Në një emision ku ishte i ftuar, ai theksoi se asnjë nga fëmijët nuk është “aksident”, pasi gjatë intervistës, reperja e City Girls, JT, i tha me shaka se ai duhet të përdorte prezervativë në shtrat.
“Nuk ka ardhur asnjë aksidentalisht. Më besoni ka pasur shumë njerëz që mund t’i kisha lënë shtatzënë dhe nuk e kam bërë. Ato që kanë mbetur shtatzënë janë ato që duhej të mbeteshin shtatzënë”, është shprehur ai me shaka.
Më pas ka shtuar:
“Unë jam duke i bërë këta fëmijë me qëllim. Nuk ka qenë rastësi.”
Kujtojmë se Nick praktikon poliamorinë, pra, mban marrëdhënie intime me disa femra përnjëherë dhe atë me njohurinë dhe pëlqimin e të gjitha partnereve. Aktualisht ai po ndërton një familje me tri gra – Abby De La Rosa, Brittany Bell dhe Alyssa Scott.
Nick ka binjakë edhe me këngëtaren e famshme Mariah Carey.
icon style