Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Alfred Gjinin.
Ai do të qëndrojë në qeli deri në fund të hetimeve për ngjarjen e rëndë. Gjini akuzohet për “shkaktim vetëvrasjeje”, vepër penale kjo që parashikon dënim nga 3 deri në 7 vjet burg nëse gjykata e shpall fajtor.
Mbrëmjen e vonë të 6 korrikut, Anisa Gjini u hodh nga ballkoni duke gjetur vdekjen pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshortin e saj. Tragjedia në familjen me origjinë nga Librazhdi la pa prindër dhe djalin e mitur të çiftit. Hetimet pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes që çuan në vdekjen e nënës së re.
fax