Mëngjesin e sotëm 8 persona u arrestuan me urdhër të SPAK dhe një tjetër është në kërkim për shkak të korrupsionit me tenderin e uniformave të policisë.
Bëhet me dije se gjithçka nisi dy vjet më parë kur Ministria e Brendshme hapi tenderin me vlerë kolosale prej 25 milion eurosh me qëllim blerjen e uniformave për efektivët e Policisë së Shtetit deri më 2023.
Pas shpalljes së fituesit, u pa që tenderi kishte probleme dhe ai kategorizohet si me “flamur të kuq” nga “OpenData”, ndërkohë që një ndër kompanitë e skualifikuara ankohet në Agjencinë e Prokurimeve Publike për procedurat e ndjekura.
Deputeti Myslim Murrizi ka qenë ai që e ka denocuar pothuajse në cdo senacë në Kuvend abuzimin me tenderat e uniformës së Policisë. Ai tre ditë më parë në seancën e fundit të Kuvendit për këtë legjislaturë i bëri edhe një thirrje SPAK dhe drejtuesit të saj, që të shikonin tenderin për uniformat e policisë, ku sipas tij kishte 11 milion euro abuzime.
Tenderi i fituar në maj të 2020 nga D&E sh.p.k ka përgjysmuar sasinë e uniformave dhe këpucëve që do të prodhonte për policinë.
“Sasitë totale sipas Dokumenteve të Tenderit – Procedura datë 19.08.2019 e pezulluar flitej për një total 489,911 artikuj, për 80 artikuj bëhet në tenderin e rihapur datë 5.11.2019, Total 249,926 artikuj, për 80 artikuj”. Pra sasitë do të blihen më pak dhe me çmimin e tenderit fillestar prej 2.8 miliardë lekësh.
Bëhet fjalë për kompaninë Marsi-al, e cila pretendoi se ishin bërë modifikime të dokumenteve të tenderit. Kjo kompani ka fituar tenderin prej 960 mijë eurosh për prodhimin e uniformave të policisë në dhjetor 2015.
Pas kësaj ankese dhe padisë së dy deputetëve filluan hetimet e SPAK, të cilat çuan sot pas hekurave Edlira Naqellarin, Kreshnik Bejkajn, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Anisa Bogdanin, Flutura Çekrezin, Fatmir Demnerin, Gëzim Mingajn dhe Mariglen Buzalin.
fax