Ka ndërruar jetë njëri prej personave që u shpëtuan pasditen e sotme në plazhin e Pishë-Poros në Darzezë nga rojet bregdetare. Fatkeqësisht njëri prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa personi tjetër është rikthyer mrekullisht në jetë falë ndërhyrjes në kohë të ekipit mjekësor dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Të dy ata ishin banorë në qytetin e Fierit, ndërsa raportohet se viktima është identifikuar si Fiqiri Rexhepi, ndërsa miku i tij, Arben Alizoti ka mundur të shpëtojë.