Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 3 shtetas, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe një tjetër, në kuadër të kontrolleve të pandërprera në të gjithë Qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.
Kështu, në 24 orët e fundit, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: M. A., 31 vjeç, banues në fshatin Balëz e Poshtme, Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit V. M., 32 vjeç ( i cili është shpallur në kërkim policor), ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Po ashtu, arrestuan në flagrancë shtetasin I. P., 44 vjeç, banues në fshatin Kostenjë, Librazhd, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, është konstatuar nga agjenti verifikues duke kryer parakalime të gabuara në rrugë dhe me qëllim shmangien e masës administrative i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore, një kartëmonedhë të prerjes 2.000 lekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në pranga ka përfunduar edhe shtetasi L. Q., 24 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i Policisë së Elbasanit:
Elbasan
Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.
Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:
M. A., 31 vjeç, banues në fshatin Balëz e Poshtme, Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit V. M., 32 vjeç ( i cili është shpallur në kërkim policor), ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kompjuter, një aparat celular dhe 80.500 lekë që dyshohen se janë përfituar nga lojërat e fatit.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. P., 44 vjeç, banues në fshatin Kostenjë, Librazhd.
Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, është konstatuar nga agjenti verifikues duke kryer parakalime të gabuara në rrugë dhe me qëllim shmangien e masës administrative i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore, një kartëmonedhë të prerjes 2.000 lekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:
- Q., 24 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.