SPAK arrestoi tre ditë më parë disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për abuzime në tenderin e blerjes së uniformave të Policisë së Shtetit me vlerë 25 milion euro. Mes të arrestuarve është edhe drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, Edlira Naqellari.

Sipas SPAK, Naqellari dhe  vartësitë e saj kanë shkelur barazinë në zhvillimin e tenderëve, ndërsa sipas përllogaritjeve del se një uniformë polici kapi vlerën kolosale prej 2 800 euro, ku vetëm kapelja kishte një kosto prej 328 eurosh.

Abcnews.al ka siguruar dosjen e SPAK në lidhje me arrestimet e kryera, në të cilën listohen shkeljet e kryera nga punonjësit e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, të cilat çuan në një kosto kaq të madhe të uniformave të policisë.

Vijon…