Marko Kepi, i riu shqiptaro-amerikan që mblodhi mbi 1 milionë dollarë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit është duke u hetuar për manipulim të votave në New York.

New York Post raporton se Bordi i Zgjedhjeve në qytet i ka kërkuar Departamentit të Drejtësisë në SHBA dhe zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit për të hetuar nëse Kepi, i cili kandidoi për Këshillin e Qytetit në Staten Island manipuloi votat në zgjedhjet paraprake të muajit të kaluar. Dyshohet se ekipi i tij mund të ketë regjistruar edhe njerëz të vdekur për të votuar.

Ndërsa shumë fletëvotime mungojnë, Kepi i cili është ish-ndihmës i ish-senatorit Martin Golden Golden (R-Brooklyn), ndjek David Carr me më pak se 200 vota për linjën Republikane në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, për të zëvendësuar këshilltarin Steven Matteo.

Sipas Bordit të Zgjedhjeve, rezulton se katër punonjës nga ekipi i shqiptaro-amerikanët, morën dhe dorëzuan 1,050 fletëvotime të munguar, disa prej të cilave besohet se kishin parregullsi.

Gjithashtu, raportohet për një formular të falsifikuar të regjistrimit në emrin e një personi që nuk jeton më si dhe për shumë fletëvotimi që janë në emër të personave që kanë votuar nje herë.

Dyshohet se zbulimet e Bordit të Zgjedhjeve në New York mund të jenë vetëm një pjesë e diçkaje më të madhe. Fletët e votimit që mungojnë jo vetëm që ndikojnë në garën e tij por edhe në rezultatet e të tjerëve.

Rivali i Marko Kepit, David Carr u ka thënë hetuesve se ai beson se njerëzit e Kepit kanë falsifikuar firma për të siguruar të paktën dy fletëvotime, që mungojnë, nën emrin e personave që nuk jetojnë me.

Ai gjithashtu është shprehur se sipas kërkimeve që ka bërë, rezulton që ekipi i të riut shqiptar ka kthyer shumë aplikime të tjera të votave që mungojnë në BOE, që ai beson se përmbajnë nënshkrime të falsifikuara që nuk përputhen me nënshkrimet përkatëse të votuesve të regjistruar më parë.

Nga ana tjetër, ekipi i Marko Kepit thuhet t’i ketë mohuar akuzat ndërsa, në një deklaratë kërkuan nga Prokurori i Përgjithshëm që të hetohet ekipi i Carr-it për “kundërshtimin e vlefshmërisë së qindra votave të munguara të hedhura nga shqiptaro-amerikanët në bazë të përkatësisë etnike.” s.b/abcnews.al/