CEO dhe themeluesi i SpaceX, Elon Musk ka blerë një biletë për të fluturuar në skajet e hapësirës me Virgin Galactic, siç citohet nga The Wall Street Journal.

Është ende e paqartë se cili është pozicioni i tij në listën me 600 emra të personave që kanë blerë një biletë të tillë prej $250,000, mirëpo besohet se Musk e ka blerë para se të organizohej fluturimi i Branson në hapësirë. Ky lajm përforcoi zërat rreth miqësisë së dy miliarderëve që kanë si mision eksplorimin e hapësirës

Branson organizoi këtë fluturim në mënyrë “dinake”, duke arritur para Jeff Bezos në hapësirë, gjë që tërhoqi vëmendjen e shumë mediave. Pas nisjes së suksesshme, Branson bashkë me 3 nëpunës të Virgin Galactic qëndruan pezull për disa minuta në kabinë para se të riktheheshin sërish në sipërfaqje.

Elon Musk për momentin është fokusuar më tepër tek kontratat me qeverinë amerikane për transportimin e astronautëve dhe ngarkesave në hapësirë.

geek