Zvicra ka përjetuar një ndër stuhitë më të mëdha të shiut gjatë viteve të fundit, e cila shkaktoi vërshime uji në rrugë e kaos në trafikun e Zyrihut.
Më shumë se 4 centimetra shi ranë në Zyrih gjatë natës dhe mbi 3 centimetra shi ranë për vetëm 10 minuta në Waldegg, afër këtij qyteti, raportoi televizioni SRF.
Disa pjesë të rrjetit të autobusëve dhe tramvajeve në Zyrih dolën nga funksioni për shkak se drunjtë e rrëzuar i bllokuan binarët dhe rrugët, ndërsa disa rrugë u prekën edhe nga vërshimet, shkruan Reuters.
Autoritetet lokale nuk dhanë hollësi për ndonjë person të lënduar apo të vdekur.
“Dola për të ecur herët në mëngjes dhe shiu thjesht nuk ndalej. Kishte drunj të mëdhenj që ishin rrëzuar gjatë natës, ishte vërtet e frikshme”, tha banorja e Zyrihut, Jessica Adams.
Kantoni jugor, Wallis, i paralajmëroi njerëzit që të qëndrojnë larg lumenjve për shkak të rritjes së nivelit të ujit.
Shërbimi meteorologjik tha se priten reshje të reja dhe se ka gjasë që vërshimet të përkeqësohen, sidomos afër liqeneve e lumenjve. Autoritetet gjithashtu paralajmëruan për rrezikun e rrëshqitjes së dheut.
fax