Policia e Shtetit i ka bërë një apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, policia i kujton shoferëve që kudo në rrugë ka radarë, kamera dhe efektivë që monitorojnë.
MESAZHI I POLICISË
Mos shpejtoni se kudo ka radarë📷, kamera📹, polic rrugor👮♂️me makina 🚔 e me makina civile 🚕 që monitorojnë 📸 qarkullimin e automjeteve.
Aspak qëllim gjoba, vetëm e vetëm siguria e jetës në rrugë.
Respekto rregullat e qarkullimit, mos fluturo ✈️🛫në rrugë🛣️, mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit🍺 apo në gjendje të dehur🥃🥃, nëse do që të arrish i sigurt për jetën në destinacion dhe me patentë në xhep.
🤝👮♂️🧔 bëjmë më të mirën!