Ish-zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila u arrestua dy ditë më parë së bashku me Majlinda Hasanin dhe Florida Beun nën akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për verifikimin e masës së sigurisë.
Voda mbërriti në gjykatë e shoqëruar me makina policie. Për të treja gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” në mungesë.Voda duke hyrë në gjykatë
Mori 1 arkë me peshk, 1 mijë € dhe 1 telefon për punësim
Ish-numri dy i Ministrisë së Brendshme ra në gjurmët e SPAK, krejt rastësisht.
Mësohet se hetuesit kanë qenë duke hetuar një tjetër dosje dhe kanë vënë në përgjim disa numra telefoni mes tyre edhe te avokates Majlinda Hasani dhe aty është zbuluar edhe marrja e ryshfetit nga ana e zv. ministres.
Hetimet për çështjen kanë nisur në vitin 2019 e më pas ajo u veçua ne momentin kur në skene doli edhe zëvendësministrja .
Në dosje thuhet se në 13 shkurt 2020 avokatja Majlinda Hasani, Florida Beu dhe Rovena Voda kanë zhvilluar një takim ku Beu i ka kërkuar që ta favorizojë për tu punësuar.
Voda i ka thënë që se bën dot shefe, por mund ta bëj specialiste diku dhe ka telefonuar dikë në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregullojë specialiste.
Majlinda ka folur me Floridën dhe sipas Prokurorisë i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf.Voda duke hyrë në gjykatë
Pas këtij momenti, Florinda i thotë Majlindës se mos duheshin më shumë para që ta fuste në një vend të mirë.
Në 28 shkurt 2020, tre gratë janë takuar në Ministri dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende punë të hapura në Ministri. Florida ka telefonuar nënën e saj dhe i ka thënë me lekët që do me sjell Gerti do i jap diçka Rovenës pasi e ndien si detyrim. Takimi i tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë peshk.
Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK që Rovena ka marr dhe një aparat telefoni. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi dhe më pas shfaqen pakënaqësitë në telefon, ku ajo tregon se kishte paguar 2 mijë euro.