Nëse ju jeni përdorues të rregullt të sistemit operativ Windows, ju duhet të jeni në dijeni të shortcuts më të përdorura të cilat na mundësojnë kryerjen e veprimeve të ndryshme në mënyrë më të shpejtë, si përshembull Ctrl + C ose Ctrl + V.

Në Windows 11 ju do të keni mundësinë të përdorni të gjithë shortcuts që përdoreshin në Windows 10, bashkë me disa shortcuts të reja për të rritur produktivitetin tuaj.

Windows Key + A

Ky shortcut bën të mundur hapjen e panelit Quick Settings, e cila është pjesë e eksperiencës së re në Action Center. Në të do të gjeni shërbimet më të përdorura në Settings, si përshembull volume, ndriçimi, Wi-Fi, Bluetooth dhe shërbime të tjera.

Windows Key + N

Në këtë mënyrë ju mund të hapni panelin Notification Center e cila është update-uar në Windows 11, ku mund t ëgjeni njoftimet tuaja dhe një shikim të plotë të kalendarit.

Windows Key + W

Ky shortcut hap Widgets Interface. Në Windows 11, Widgets është një shërbim i ri i ngjashëm me “news and interests” nga Windows 10. Aty do të gjeni informacione të ndryshme si parashikimi i motit, lajme, trafiku ose lista To-Do.

Windows Key + Z

Duke shtypur këtë kombinim tastesh do të hapni Snap Layouts Menu, një shërbim që shfaq një menu për të rivendosur aplikacionin në skaj të ekranit tuaj kur ju vendosni mausin mbi butonin Maximize. Në varësi të madhësisë së ekranit, mund t’ju shfaqen 4 ose 6 metoda organizimi në menu.

geek