Një 25-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Salerno në Itali pasi u qëllua me armë zjarri nga pronari i një shtëpie ku ai kishte shkuar për të vjedhur.

25-vjeçari shqiptar është dërguar me urgjencë në spitalin “Martiri del Villa Malta”, ndërsa njëri prej bashkëpunëtorëve të tij u arrestua dhe tjetri u arratis. Shqiptari mbërriti në spital me shumë gjakderdhje pasi ishte plagosur me armë zjarri.

I riu ishte banues në Acerra dhe ishin miqtë e tij ata që e çuan në spital, ku tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe nën mbikqyrjen e policëve.

Policët filluan hetimet për të rindërtuar dinamikën e asaj që ndodhi. Pronari i banesës iu tha policëve se kishte qëlluar për t’u mbrojtur, pasi njëri nga të tre ishte i armatosur në kohën e bastisjes në shtëpi.

Grupi i grabitësve përbëhej nga tre persona dhe dy prej tyre tani më të arrestuar dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e personit të tretë.

Fax