Rezarta Shkurta ka ndarë me ndjekësit momente nga ceremonia e dasmës të zhvilluar më 12 korrik.
Këngëtarja dhe biznesmenja e njohur u martua me Ermal Hoxhën pas 17 vitesh së bashku.
Ajo veshi për herë të parë vellon e bardhë dhe ceremoninë e zhvilloi në një anije në bregdetin e Vlorës.
Rezarta Shkurta dhe ish-nipi i diktatorit zgjodhën që pjesë e ditës së tyre më të bukur të ishin vetëm njerëz të afërt dhe familjarë.
Në klip, shihen momentet kur çifti shkon drejt altarit të improvizuar në anije shoqëruar nga vajza e tyre Hera, si edhe çasti kur Ermal Hoxha i vendos unazën në gisht këngëtares.
Sipas disa mediave unaza e martesës e Rezarta Shkurtës ka kushtuar 20 mijë euro, por ende nuk dihet sesa i saktë është informacioni.
Biznesmenja dhe partneri i saj kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre vetëm 2 vite pasi Ermal Hoxha i propozoi për martesë Rezarta Shkurtës në Dubai, pas kohë pasi ai mbaroi dënimin me burg si përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë.
panorama