Apple mund të goditet së shpejti nga një tjetër proçes gjyqësor për shkak të akuzave se ato po i ngadalësojnë qëllimisht pajisjet e tyre iPhone. Organizata për Mbrojtjen e Konsumatorit (OCU) në Spanjë i ka dërguar një letër kompanisë në emër të përdoruesve që akuzojnë Apple se po ngadalëson iPhone 12, 11, XS dhe 8 me update-et e reja 14.5, 14.5.1 dhe 14.6.
Siç raportohet nga website spanjoll iPhoneros, kjo organizatë kërkon ofrimin e një mënyre për të kompensuar përdoruesit e pajisjeve të lartpërmendura, përndryshe ata do ta çojnë këtë çështje në gjykatë.
Në këtë letër përveç OCU, kanë marrë pjesë dhe Altroconsumo, Deco Proteste dhe Tech-Achats. Më parë gjatë këtij viti Deco Proteste në Portugali akuzoi Apple për ngadalësimin e planifikuar.
Mirëpo kësaj here OCU thotë se pjesë e këtij ngadalësimi pas update-imeve të fundit të iOS janë dhe pajisjet më të reja, iPhone 12. Kjo nuk është hera e parë që Apple akuzohet për këtë shkak, madje në të shkuarën ato e pranuan që i ngadalësuan pajisjet me pretekstin e ruajtjes së jetëgjatësisë së baterive.
Pas këtij problemi, Apple implementoi Batery Health, dhe duke filluar nga ky vit përdoruesit mund të zgjedhin vetë nëse duan të upgrade-ojnë në iOS 15 ose të mbajnë iOS 14 dhe të përfitojnë vetëm security patches.
geek