Gjatë operacionit të koduar ‘Përsëritësi’ u arrestua F. Z., 39 vjeç, banues në Elbasan, ndërsa janë zbardhur dhe 4 vjedhje të kryera nga ky shtetas.

“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura më parë, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan organizuan dhe finalizuan operacion policor të koduar “Përsëritësi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: F. Z., 39 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, i ka vjedhur portofolin shtetases A. D”, thotë Polici e Elbasanit në njoftimin e saj.

Egnatia news