Ura prej çeliku e ndërtuar me teknikën e printimit 3D sapo u inagurua në Amsterdam. Ajo është e para në llojin e saj dhe është e pajisur me sensorë që masin në kohë reale se si reagon kur mbi të kalojnë këmbësorët.

Kjo urë u instalua në një nga kanalet më të vjetër në Red Light District dhe u inagurua nga vetë mbretëresha Maximaditën e enjte. Struktura futuristike prej 12 metrash u dizenjua nga Joris Laarman dhe realizua falë teknikës së printimit 3D ku u përdorën robotë saldues.

mghg.jpg

Kompania që zhvilloi këtë teknologji, MX3D, shprehu më së miri aftësitë e robotëve në këtë projekt. “Nëse ju dëshironi të ndërtoni një urë tepër të dekoruar dhe estetike, printimi 3D është opsioni më i mirë pasi gjithçka është më efiçiente dhe më e lirë.” tha Tim Geurtjens.

Ura është ndërtuar për të qenë ndryshe nga të tjerat, pasi ajo mund të monitorojë gjendjen e strukturës në kohë reale, madje dhe kur mbi të po kalojnë këmbësorë. “Këto të dhëna do të na ndihmojnë të parashikojmë dëmtimin e urës me kalimin e kohës” tha këshilltari Micha Mos.

geek room