Shtëpia e Bardhë përshkallëzoi luftën kundër keqinformimit rreth vaksinave ditën e premte. Presidenti Joe Biden kritikoi në mënyrë direkte Facebook dhe platformat e tjera se po lejojnë shpërndarjen e informacioneve të rreme rreth vaksinave dhe se po shkaktojnë vdekjen e njerëzve nga COVID-19.

“Ata po vrasin njerëz… pandemia e vetme që ekziston është ndërmjet të pavaksinuarve, dhe ato po vrasin njerëz.” tha Joe Biden kur u pyet për një mesazh drejtuar platformave si Facebook.

Këto deklarata vijnë pas një fushate të koordinuar nga Shtëpia e Bardhë e cila i bëri presion platformave për të vepruar në mënyrë më agresive për të luftuar keqinformimin rreth vaksinave kundër koronavirusit.

Një kirurg i quajtur Vivek Murthy kërkoi që platformat të përdorin algoritmet e rekomandimeve për të filtruar lajmet e rreme që qarkullojnë në to. “Ata kanë dizenjuar shërbime si butoni “Like”, i cili vlerëson një përmbajtje jo të saktë. Algoritmet e tyre kanë si qëllim shfaqjen e më tepër informacioneve të tilla, duke i zhytur njerëzit thellë e më thellë në pusin e keqinformimit.” tha ai.

Nga ana tjetër një përfaqësues i Facebook mbrojti përpjekjet e platformës në luftën kundër keqinformimt: “Fakti se më tepër se 2 miliardë njerëz në botë kanë parë një informacion nga autoritetet rreth COVID-19 dhe vaksinave në Facebook, tregon për suksesin e fushatës së ndjekur nga platforma.”

geek