Ka nisur takimi mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak janë pjesë e këtij takimi.

Para takimit, shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së, Borrell uroi që takimi i sotëm të jetë ndryshe, pasi i pari nuk ishte i frytshëm.

Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë që vendet duhet të shohin nga e ardhmja pasi kjo është më e mira për të gjithë qytetarët.

fax