Meteorologët vlerësojnë se fenomeni “liqeni i ftohtë” përfundon ditën e sotme.

Nga veriperëndimi i Europës ku shkaktoi tragjedinë më të madhe duke marrë mbi 200 jetë në Gjermani dhe Belgjikë dhe zbritjes në Ballkan ku u shënuan dy ditë me reshje të dendura, e diela dhe e hëna, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz, fenomeni u drejtua për në Greqi, ku meteorologët e vendit fqinj theksojnë se stuhia përfundon sot me reshjet dhe erën e fortë që do të mbizotërojë në disa zona, mes të cilave në Selanik dhe Atikë.

Shi, stuhi lokale dhe mundësisht breshër pritet sot në disa zona në Greqi” tha meteorologu Klearchos Marousakis. Në Shqipëri vala e motit të keq kaloi dhe nesër pritet që temperaturat të rikthehen normale për korrikun.

Kështu u shpreh të dielën në “ABC” meteorologia Lajda Porja. “Do të kemi një përmirësim që do të vijë gradualisht dhe nga mërkura rikthehet moti i kthjellët dhe temperaturat e larta” tha ajo./ Abcnews.al