Në sheshin “Gensher” me qindra besimtarë
Kanë nisur që në mëngjes festimet për nder të festës myslimane në Elbasan. Si një qytet ku shumica e popullsisë i takon fesë myslimane elbasanasit kanë festuar denjësisht festën e tyre të madhe.
Tregu i kafshëve në qytet sot ka pasur kulmin e tij. Por festë ka patur edhe për lypsit të cilët kanë përfituar nga bujaria një ditore e njerëzve.
Në këtë ditë të vecantë për besimtarët mysliman të gjithë festuan në mënyra të ndryshme. Sipas myftiut zotit Agim Duka kjo festë duhet një symbol festë dhe shprese për çdokënd.
Dhe qytetarët e Elbasanit kanë startuar këtë ditë që në orët e para me gëzim me familjet e tyre.