Smartphone-i flagship P50 nga Huawei është gati të lançohet në datën 29 korrik. Ky konfirmim erdhi nga adresat zyrtare të Huawei në Weibo dhe Twitter, ku CEO Richard Yu tha se “ky smartphone do të shënojë nisjen e një epoke të re imagjinimi”. Kjo deklaratë duket sikur sugjeron se Huawei do të fokusohet kryesisht në sistemin e kamerave në flagship-in e ardhshëm.

Ky lançim vjen pothuajse një vit pasi Huawei prezantoi serinë P40. Lançimi i P50 nuk ishte gjithmonë i sigurt, pasi kompania po kalon një periudhë mjaft të vështirë, kryesisht për shkak të sanksioneve nga shteti amerikan. Këto sanksione kanë patur një ndikim serioz dhe në mundësitë e Huawei për të prodhuar proçesorët e saj, Kirin. “Për shkak të arsyeve që ju jeni tashmë në dijeni, data e lançimit nuk është vendosur ende” tha Yu gjatë momentit kur publikoi pamjet e para të P50 muajin e kaluar.

Problemet me prodhimin e sasisë së nevojshme të proçesorëve dhe sanksionet nga SHBA bëjnë që në pajisjet Huawei të mos pre-instalohen aplikacionet dhe shërbimet e Google.

Në 3 mujorin e dytë të 2021 Huawei nuk arriti të kualifikohej në listën e Top-5 kompanive që arritën të shisnin më shumë pajisje gjatë kësaj periudhe.

geek