Një zëdhënës i Dukës së Sussex ka treguar se Harry ka bërë së fundmi një bisedë në privatësi të plotë me familjen e tij për librin. Zëdhënësi është shprehur se nëse nuk do e bënte këtë gjë, ai nuk do të kishte marrë leje për një projekt të tillë nga Pallati Mbretëror.
Shtëpia botuese “Pengiun Random House” njoftoi ditën e hënë se Harry po punon me ta për publikimin e librit të tij. Sipas një deklarate për shtyp, Harry pritet të tregojë për herë të parë gjithë eksperiencat, aventurat, humbjet dhe mësimet e jetës që e kanë ndihmuar të bëhet ky që është sot.
“Unë jam duke e shkruar këtë libër jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë. Unë kam veshur shumë kapele gjatë viteve, literalisht dhe në mënyrë figurative, dhe shpresa ime është që në tregimin e historisë sime – gabimet, mësimet e marra – unë mund të ndihmoj të tregoj se pavarësisht se ku vijmë nga, kemi më shumë gjëra të përbashkëta sesa mendojmë”, është shprehur Harry në një deklaratë.
Libri, aktualisht pa titull, thuhet se është shkruar pothuajse plotësisht dhe pritet të botohet në fund të vitit 2022. Thuhet se marrëveshja me shtëpinë botuese Penguin Random House kap vlerën e 20 milionë dollarëve. Kjo shifër nuk është konfirmuar ende, por mendohet se Harry do t’i dhurojë të ardhurat për bamirësi.
icon style