Duke iu referuar Lojërave Olimpike që nisin në Tokio të premten, 23 korrik, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje sot, qeverive, bizneseve dhe qytetarëve në të gjithë botën të bashkojnë fuqitë në luftën kundër Covid-19.

“Nuk jemi në garë me njëri – tjetrin, ne jemi në garë kundër virusi”, tha Tentros Antanom Gebregesus, duke iu drejtuar anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

“Për të pasur sukses në këto Lojëra Olimpike kërkohet shpejtësi, forcë dhe aftësi, por edhe vendosmëri, përkushtim dhe disiplinë,” tha ai, duke u bërë thirrje njerëzve të tregojnë të njëjtin kujdes për të mundur pandeminë.

OBSH: Pandemia do të marrë fund kur njerëzit të vendosin

Kreu i OBSH kritikoi pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave midis vendeve, duke shpjeguar se pandemia Covid-19 do të përfundojë nëse ekonomitë e G20 tregojnë aftësi drejtuese dhe nëse ka një shpërndarje më të drejtë të vaksinave.

“Në vend që të shpërndahen gjerësisht, vaksinat u mblodhën në duart e disave më me fat,” u ankua Tentros.

“Pandemia do të marrë fund kur njerëzit të vendosin t’i japin fund. Është në duart tona. Ne kemi të gjitha mjetet që na duhen. Ne mund ta parandalojmë këtë sëmundje, mund të kryejmë teste për ta zbuluar dhe mund ta shërojmë atë.”, vijoi ai.

fax