Mos përdorni buzëkuqe me ngjyrë të errët
Nuancat e forta kanë tendencë të tërheqin vëmendje dhe kështu buzët e holla do të jenë tipari që theksohet më shumë në fytyrën tuaj, atëherë kur nuk duhet të jetë. Në vend të kuqes së gjakut apo kafes së errët përdorni buzëkuqët nude apo rozë. Lyeni konturin, ndoshta duke dalë pak nga vija me një laps që i përafrohet ngjyrës së buzëkuqit e më pas lyejini me buzëkuq. Ky i fundit do i lërë buzët tuaja të buta e të hidratuara, në ndryshim nga lapsi.
Kini kujdes me shkëlqyesit
Buzët e holla nuk mund të lyhen me shkëlqyes si buzët e trasha, pasi efekti thjesht nuk do të jetë i njëjtë. Aplikoni shkëlqyesin në qendër të buzëve tuaja të sipërme dhe të poshtme, pasi kjo do të pasqyrojë dritën dhe do t’u japë atyre një efekt 3-D.
Le të jenë sytë qendra e vëmendjes
Duke qenë se buzët e holla nuk duhen lyer asnjëherë me ngjyra të forta, nuk do të jetë asnjëherë e tepërt nëse guxoni me sytë. Përdorni pluhura, ngjyra, penel për të realizuar një look që tërheq jo pak vëmendje.
Burimi: Living