Një tërmet me magnitudë 4.6 goditi të enjten ishullin lindor të Egjeut në Tilos të Greqisë, bëjnë me dije autoritetet vendase.
Paraprakisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti nënujor ndodhi rreth orës 17:16 të pasdites (me orën lokale), 19 kilometra larg bregdetit Jugperëndimor të ishullit, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Sipas raporteve, tërmeti u ndie edhe në ishullin Nisyros.