Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në periferi të qytetit të Korçës, përkatësisht në lagjen nr. 18 të qytetit, ku raportohet se një sipërfaqe toke ka marrë flakë.
Sipas banorëve të zonës, mësohet se janë tokat bujqësore që janë përfshirë nga flakët dhe që janë djegur, ndërsa ngrenë alarmin se janë përhapur në mënyrë të vrullshme për shkak të favorizimit nga era.