Është gjetur çifti i turistëve i cili kishte lëshuar sinjalin SOS gjatë paradites. Mësohet se çifti është gjetur në afërsi të gjirit të Gramës pas 14 orë kërkimesh.
Sipas policisë dy personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore , por pa ushqim dhe ujë.
Dy turistët ishin nisur sot paradite nëpërmjet shtigjeve të pyllit të Llogorasë duke u ngjitur Karaburunit për të zbritur në gjirin e Gramës.
Policia u vjen në ndihmë dy turisteve të huaj, të cilat kishin humbur rrugën në një zonë të thellë në Llogara.
Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja, një shtetas francez dhe një shtetase australiane duke eksploruar zonat malore në Llogara, kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara.
Menjëherë janë organizuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e Zonave të Mbrojtura dhe shërbimet e Policisë Kufitare, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre, në rrugë tokësore dhe detare. Pas 14 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e tyre rreth 2.5 Km në vijë ajrore larg gjirit të “Gramës”.
Të dy shtetaset nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po transportohen në stacionin e Policisë Orikum.
Top Channel